Hungari – Francë: UEFA nis hetimet për thirrjet raciste në Budapest

UEFA zyrtarisht ka hapur hetimet lidhur me thirrjet raciste që u bënë gjatë ndeshjes Hungari - Francë, e zhvilluar në Budapest.

Sport

20/06/2021 16:35

Ka pasur disa raportime se gjatë ndeshjes mes Hungarisë dhe Francës, disa persona kanë bërë thirrje në bazë racore, raporton lajmi.net.

Tani, organi më i lartë i futbollit, UEFA ka nisur hetimet për të parë nëse këto janë të vërteta.

“Në përputhje me Nenin 31 (4) të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, një inspektor etik dhe disiplinor i UEFA-së është caktuar të kryejë një hetim disiplinor mbi incidentet e mundshme diskriminuese në Puskás Aréna, në Budapest, gjatë ndeshjeve të fazës së grupeve të Kampionatit Evropian 2020 midis ekipeve kombëtare të Hungarisë dhe Portugalisë më 15 qershor 2021 dhe midis ekipeve kombëtare të Hungarisë dhe Francës të luajtura më 19 qershor 2021. Informacioni për këtë temë do të jetë i disponueshëm në kohën e duhur”, shkruhet në komunikatën e UEFA-së.

Ndërkohë, pas pak do nisin dy takimet, Itali – Uells dhe Zvicër – Turqi./Lajmi.net/