Keni flokë të hollë dhe pa jetë? Ja gjërat që duhet të bëni që të duken më me volum dhe të shëndetshëm

Ndoshta nuk e keni menduar më parë, por mënyra se si lani flokët mund t’u japë volumin e munguar flokëve të hollë. 

Lifestyle

17/06/2021 16:51

Floku është gjysma e bukurisë tek një femër, kjo është arsyeja përse investoni kaq shumë për përkujdesjen e tyre, shkruan IconStyle.

Harxhoni shuma të mëdha parash tek parukieri apo duke blerë produktet më të shtrenjta larëse dhe stiluese, por nqs keni flokë të hollë dhe të brishtë duke sikur i gjithë mundi juaj shkon dëm, transmeton lajmi.net.

Nuk është kështu, mjaftojnë disa truke të thjeshta dhe flokët tuaj do të duken të shëndetshëm dhe voluminozë.

1.Lani flokët në mënyrën e duhur

  • Ndoshta nuk e keni menduar më parë, por mënyra se si lani flokët mund t’u japë volumin e munguar flokëve të hollë.
  • Hidhni shampo vetëm në rrënjë dhe më pas përhapeni në gjithë gjatësinë e flokut. Fundet e flokëve janë gjithmonë të thatë dhe më të brishtë, kështu që masazhojini ndërkohë që përdorni shampo.
  • Përdorni balsam flokësh ose maskë zbutëse në gjithë gjatësinë e tyre. Mos harroni ta aplikoni edhe në rrënjë pasi, kjo gjë i bën flokët më të rëndë dhe voluminozë.
  • Ndërkohë që lani flokët duhet të masazhoni vazhdimisht skalpin e kokës pasi ky veprim përmirëson qarkullimin e gjakut dhe largon qelizat e vdekura nga sipërfaqja e kësaj pjese të lëkurës.

2.Përdorni shampo të thatë

Shampoja e thatë është një alternativë e zgjuar për të gjithë ato femra që nuk kanë kohë për të larë flokët çdo ditë apo nuk duan të kalojnë shumë kohë duke i stiluar. Shampoja e thatë jo vetëm që heq papastërtinë nga floku, por edhe u jep shumë volum. Mund të arrini të njëtin efekt duke përdorur pudër bebesh.

3. Përdorni tharësen e flokëve vetëm nga poshtë

Ashtu sikurse larja, edhe tharja e flokëve ka një rëndësi të madhe për t’i bërë flokët e thatë të duken më voluminozë. Në qoftë se jeni mësuar t’i thani flokët duke vendosur tharësen përballë fytyrës apo në pjesën e pasme të qafës, tani duhet të bëni të kundërtën. Ulni kokën nga poshtë me flokët që ju bien thuajse në fytyrë dhe thajini në këtë mënyë. Mos harroni që tharësja duhet të jetë 30 cm larg flokut. /Lajmi.net/