Kjo është arsyeja pse në Japoni preferojnë të flenë në tokë

Gjithashtu të moshuarit mund ta kenë të vështirë të flenë në dysheme për shkak se me kalimin e moshës aftësia për të lëvizur zvogëlohet.

Lifestyle

15/06/2021 10:07

Ndërsa në kulturën perëndimore të flesh në një shtrat është përgjithësisht normale, në Japoni ka shumë gjasa që të mos gjeni një shtrat në dhomën e gjumit, shkruan Living.

Të flesh në dyshemenë tradicionale, nuk është vetëm një zgjidhje e mirë për të kursyer hapësirë dhe para, por ka treguar gjithashtu se paraqet shumë benefite për shëndetin; përmirëson qarkullimin e gjakut, lehtëson dhimbjet e shpinës dhe ndihmon për një posturë të rregullt, transmeton lajmi.net.

Në fakt, është shumë e vështirë që njerëzit të ‘braktisin’ jastëkun dhe shtratin komod në mëngjes.

Por nëse flini në dysheme, do të bëni gjumë të mjaftueshëm dhe do të bëheni më të shpejtë për një motiv të thjeshtë: nuk ‘do t’ju vijë keq’ që po çoheni që aty.

Megjithatë, nëse jeni alergjikë, vuani nga kockat nuk ju këshillohet të flini në dysheme sepse rrethanat ushtrojnë një presion ekstra në artikulacione.

Gjithashtu të moshuarit mund ta kenë të vështirë të flenë në dysheme për shkak se me kalimin e moshës aftësia për të lëvizur zvogëlohet.

Fakti që Japonia është një nga vendet në të cilat njerëzit jetojnë më gjatë na fton të reflektojmë për arsyet në traditat shekullore të të fjeturit për tokë që shumë njerëz i praktikojnë ende. /Lajmi.net/