Receta 60 ditore me rozmarinë për të përmirësuar shëndetin e mëlqisë

Përdorimet mjekësore të rozmarinës datojnë që në lashtësi.

Lifestyle

13/06/2021 11:08

Kjo bimë çmohet si mirëmërëse për gjithë organizmin dhe për shëndetin e mëlçisë gjithashtu, transmeton lajmi.net.

AgroWeb.org sjell më poshtë një kurë të shëndetshme dhe krejt efikase për trajtimin e sëmundjeve të mëlçisë.

Si Të Përgatisni Kurën me Rozmarinë

Në përgatitjen e kësaj kure ju duhen 14 lugë gjelle me degë të lulëzuara të rozmarinës.

Degët e lulëzuara të rozmarinës hidhen në një tenxhere ku keni valuar 1 litër ujë.

Ena lihet e mbuluar përreth 30 minuta dhe më pas kullohet.

Kjo kurë rekomandohet që të konsumohet 3 herë në ditë për 1 deri në 2 muaj rresht.

Rozmarina për Shëndetin e Mëlçinë

Mëlçia është organi që largon dhe pastron trupin tonë nga toksinat e dëmshme.

Në të njëjtën kohë është dhe një nga organet që i duhet më shumë energji për të kryer proceset e saj.

Rozmarina është një bimë e fuqishme e cila kryen shumë funskione për organizmin tonë.

Ajo ndihmon në luftimin e inflamacionit dhe formimin e qelizave të këqija, por funksioni kryesor është pastrimi i trupit tonë nga helmet.

Mëlçia është përgjegjëse për prodhimin e një përbërjeje e cila largon toksinat nga organizmi ynë. Nëse ju doni që ky process të përshpejtohet, mund të përdorni rozmarinën në dietën tuaj.

Rozmarina rrit përqindjen e ujit që largohet nga trupi ynë, dhe me të dhe patogjenët, kripërat e tepërta, toksinat dhe yndyrnat e dëmshme.

Rregullon qarkullimin e strukturave biliare, vaji i rozmarinës arrin të neutralizojë ushqimet me përmbajtje acidi, kur ato shpërbëhen në stomak.

Nxit funksionin e mëlçisë, duke përshpejtuar ritmin e nxjerrjes jashtë të toksinave nga trupi ynë.

Gjethet, sit ë freskëta dhe të thara, shërbejnë si një erzë për lloje të ndryshme mishrash, suprash apo sallatash dhe puresh.

Nëse e konsumoni në formën e një çaji, mund të trajtojë dhe problemet me tretjen.

Mjafton që të shtoni disa gjethe rozmarine në ujë të nxehtë, ta lini për pesë minuta, dhe më pas do të keni të përgatitur një çaj plot shije dhe aromë./Lajmi.net/