Genc Prelvukaj sot lanson këngën e fundit nga albumi dhe njofton se ka befasi të shumta gjatë verës

Këngëtari vazhdimisht ka lansuar projekte të reja muzikore nga albumi.

ShowBiz

13/06/2021 08:22

Dhe, së fundmi Genc Prelvukaj ka paralajmëruar se sot do e publikojë këngën e fundit, shkruan lajmi.net.

Përmes një storie të ndarë me ndjekësit e tij në Instagram ai dha njoftimin teksa shkroi se pas kësaj kënge do lansojë projekte të reja muzikore për verë.

“Nesër në orën 18:oo publikohet kga e fundit e albumit Gentivs II ‘Rrezja jeme’, masnej vazhdojmë me me kangë plot ritëm dhe spote për verë më shumë befasi”, shkroi këngëtari.

Ndryshe, Genci ditën e djeshme i ka dedikuar pak kohë partneres së tij, Eni Koçi të cilët kanë shijuar një darkë romantike së bashku./Lajmi.net/