ZYRTARE: David Moyes vazhdon kontratën me West Hamin
David Moyes do të vazhdojë të jetë menaxher i West Hamit.

Sport
Menaxheri i West Ham United, David Moyes do të vazhdojë të qëndrojë me “The Hammers” edhe më gjatë, shkruan lajmi.net.
Klubi ka bërë të ditur se ia ka vazhduar kontratën skocezit edhe për tri vite të tjera.
West Hami arriti të përfundojë në vendin e gjashtë pak pikë larg vendit të katër, ku kanë pasur paraqitje të mrekullueshme gjatë sezonit 2020/21.
Si pasojë, West Hami e ka “blinduar” skocezin edhe për tri vite tjera në “Upton Park”.
“Jam shumë i lumtur për vazhdimin e kontratës”, tha Moyes.
“Jam i kënaqur që do qëndroj dhe do jem pjesë e projektit të West Hamit bashkë me zyrtarët dhe tifozët e mrekullueshëm të klubit”, deklaroi David Moyes./Lajmi.net/
We are delighted to announce that manager David Moyes has signed a new three-year contract with the Club! ✍️
— West Ham United (@WestHam) June 12, 2021