Me këtë datë mbahet “Miss Universe Albania & Kosovo 2021”
Në korrik rikthehet "Miss Universe Albania & Kosovo".

ShowBiz
Gara e bukurisë “Miss Universe Albania&Kosovo” do të mbahet më 8 dhe 9 korrik, shkruan lajmi.net.
Në natën e parë të këtij eventi do të prezantohen konkurrentet pjesëmarrërse dhe çmimet speciale që do të ndahen.
Ndërsa, më 9 korrik do të mbahet finalja, ku edhe zgjidhet përfaqësuesja për “Miss Universe”.
Në natën finale nuk do të mungojnë as performancat nga disa artistë të njohur shqiptarë, përfshirë Dafina Zeqiri, Alban Skënderaj, Anxhela Peristeri, Redon Makashi dhe Kamela Islamaj.
Emrat e përzgjedhur si moderatorë për këtë event janë: Teni Vllaçaj, Cindy Marina dhe Adela Cani. /Lajmi.net/
View this post on Instagram