Vidal rezulton pozitiv me COVID-19, nuk mund të paraqitet me Kilin

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sport

01/06/2021 08:33

Arturo Vidal ka rezultuar pozitiv me COVID-19 vetëm dy javë para Copa Americas, shkruan lajmi.net.

Ende nuk dihet nëse do të rikuperohet plotësisht për Copa America, por me gjasë ai do humbasë ndeshjet në fillim.

Vidal e ka bërë të ditur lajmin për infektim me COVID-19 në profilin e tij në Instagram.

“Fatkeqësisht sot rezultova pozitiv me COVID-19, kjo pasi një shok, i cili nuk kishte simptoma doli pozitiv pasi u testua si masë parandaluese”, tha ai.

“Nuk do të jem në gjendje të mbështes skuadrën në fushë, por do t’i mbështes nga jashtë. Do të rikuperohem sa më shpejtë dhe të vesh fanellën e “La Roja de Todos””, shtoi ai.

“Mendoj që të gjithë profesionistët po përkujdesen për qytetarët e Kilit, por ju bëj apel, ju lutem, kushdo që ka mundësi merrni vaksinën”, përfundoi Arturo Vidal./Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arturo Vidal (@kingarturo23oficial)