Inzaghi tek Inter, nesër pritet zyrtarizimi

Simone Inzaghi do të jetë trajneri i ri i Interit.

Sport

27/05/2021 19:52

Sipas “Gianlucadimarzio.com”, Simone Inzaghi ka përfunduar aventurën e tij tek Lazio dhe do të jetë trajner i ri i Interit, transmeton lajmi.net.

Inzaghi sot kishte një bisedë me presidentin e Lazios, Lotito, i cili thuhet të ketë ndaluar tentativat për rinovimin e kontratës së tij.

Tani, tekniku italian është gati të arrijë marrëveshje me Administratorin e Deleguar të Interit, Giuseppe Marotta.

Oferta e Interit përmban dy vite kontratë me vlerë prej katër milionë eurosh në sezon. Sipas Di Marzios, orët e ardhshme janë jetike për të arritur marrëveshjen./Lajmi.net/