Ishin gati të lidheshin, Fatjoni dhe Ana zbulojnë se çfarë ndodhi mes tyre pas largimit nga “Përputhen”

Fatjoni dhe Ana u përballën pas shumë kohësh.

ShowBiz

27/05/2021 19:17

Fatjon Kuqari dhe Ana Lleshi janë përballur në puntantën e sontme të “Përputhen”, shkruan lajmi.net.

Gjatë bashkëbisedimit, Fatjoni tregoi se e kishte bllokuar Anën në rrjete sociale, pas largimit nga “Përputhen”.

Madje, Ana e kishte telefonuar atë për ta pyetur se cila është arsyeja, por një gjë të tillë ai nuk e kishte treguar dhe nuk e sqaroi prap.

Në përballjen e tyre, dyshja kanë lënë të kuptohet se mes tyre më nuk ka mbetur as miqësi, që shumë prej konkurrentëve e ruajtën kur dolën nga programi.

Ndryshe, Ana kishte pasur një romancë të shkurtër me Arsimin pas daljes nga “Përputhen”, ndërsa tani është deklaruar beqare. /Lajmi.net/