7 në 10 femra nuk e dinë çfarë blejnë, ja si të zgjdhni reçipetat e duhura
Sipas përfaqësueses së markës franceze të intimeve Chantelle, Nicole Kivitz, ekziston një truk i thjeshtë që ju ndihmon të zgjidhni masën e duhur.
Lifestyle
Reçipetat janë një ndër aksesorët më të rëndësishëm për në femrat. I përdorim pothuajse gjatë gjithë ditës pa pushim, shkruan Living.
Por zgjedhja e masës dhe formës së duhur nuk është aq e thjeshtë sa duket. Shpeshherë blerja e reçipetave mund të kthehet në një mision aspak të lehtë për ne femrat, transmeton lajmi.net.
Sipas ekspertëve të shëndetit publik 7 në 10 femra në botë zgjedhin dhe përdorin reçipetat jo të duhura.
Ky problem që në pamje të parë duket estetik, ka një ndikim të pashmangshëm në shëndetin e një femre pasi masa e gabuar ju krijon problem me qëndrimin dhe më harkimin e shtyllës kurrizore.
Sipas përfaqësueses së markës franceze të intimeve Chantelle, Nicole Kivitz, ekziston një truk i thjeshtë që ju ndihmon të zgjidhni masën e duhur.
Kur blini reçipeta kushtojini rëndësi këtij detaji. Ato duhet të jenë mjaftueshëm të shtrënguara që kur t’i mbërtheni në kopsën e parë 2 gishtat tuaj të qëndrojnë midis recipetave dhe shpinës.
Nëse ato qëndrojnë të lira tek kopsa e parë, atëherë provoni t’i mbërtheni tek kopsa e dytë, nëse ato nuk qëndrojnë të shtrënguara as tek e dyta zgjidhni një palë të tjera.
Gjithashtu provoni të tërhiqni pjesën e parme të recipetave, nëse krijohet hapësirë mes saj dhe kraharorit, jeni duke përdorur masën e gabuar. /Lajmi.net/