Conte drejt largimit nga Inter, ja destinacioni i radhës

Trajneri Antonio Conte brenda 48 orëve mund të largohet nga Inter.

Sport

26/05/2021 08:00

Tekniku italian do ta vendos të ardhmen këto dy ditë, andaj ka vendosur edhe disa kushte për të rinovuar kontratën.

Conte dëshiron projekt fitues, andaj do t’i mbajë të gjithë yjet e skuadrës.

Ndërsa, shkaku i pandemisë së COVID-19, Inter dëshiron të shesë disa lojtarë që të dal në fitim prej 80 milionë euro.

Conte ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Juventusin dhe Real Madridin, derisa “Neurazzurët” mund ta zëvendësojë me trajnerët si Mihajlovic, Sarri dhe Inzaghi.

Sidoqoftë, e ardhmja e teknikut italian ende nuk është vendosur dhe do mësohet këto dy ditë./Lajmi.net/