Nëse doni lëkurë pa rrudha duhet të konsumoni këto ushqime
A e dini se domatet përmbajnë një tregues natyral të mbrojtjes nga dielli?
Lifestyle
Për të ruajtur elasticitetin e lëkurës suaj, dietologoget rekomandojnë të hani ushqime të pasura me selen, një metal që ndihmon lëkurën tuaj të jetë më e butë dhe më e fortë, shkruan IconStyle.
Më poshtë do ju tregojmë ushqimet që duhet të hani për një lëkurë pa rrudha, transmeton lajmi.net.
Ushqime të pasura me proteina
Fijet e kolagjenit kanë aminoacide, të cilat përbëhen nga proteina. Për të parë lëkurë më të fortë dhe të butë, hani më shumë ushqime të pasura me proteina si peshk, bishtajore, mish pa dhjamë, shpezë dhe vezë.
Domatet
A e dini se domatet përmbajnë një tregues natyral të mbrojtjes nga dielli? Likopeni në domate ndihmon në parandalimin e dëmtimit nga rrezet UVA dhe UVB.
Susam i zi
Të mbushura me vajra esencialë, acid oleik, aminoacide, kalium dhe fibra, këto fara janë aq të pasura me përbërës që ju japin lëkurë rinore, sa ia vlen t’i shtoni në çdo vakt.
Fara kungulli
Përmbajnë shumë zink, vitaminë E, squfur dhe acide yndyrore omega-3, këto fara shërojnë, ushqejnë, rigjenerojnë dhe hidratojnë lëkurën. Ata gjithashtu mund të riparojnë shenjat e mbetura nga aknet.
Yndyrna Omega 3
Ushqimet e larta në këto yndyrna shtypin reagimin e trupit tuaj ndaj inflamacionit dhe i bëjnë qelizat të mbajnë ujin, kështu që lëkura juaj rrudhat zvogëlohen. /Lajmi.net/