Real Madrid në negociata me ‘arkitektin’ e Lilles

Lille ka qenë një ndër befasitë në këtë edicion të Evropës duke arritur të mposht PSG-në në garë për titullin e Ligue 1.

Sport

24/05/2021 23:19

Në kampionatin francez, një gjë e tillë nuk ka ndodhur që nga viti 2017, kur Monaco fitoi Ligue 1, transmeton lajmi.net.

‘Arkitekti’ i dy skuadrave, është ish drejtori sportiv i Lilles, Luis Campos që ka arritur të sheh shumë talentë, si Bernando Silva, Thomas Lemar, Sidibe, Benjamin Mendy, Fabinho, Tiemoue Bakayoko, ose së fundmi yjet si Celik, Maignan, Soumare, Jonathan David ose Victor Osimhen.

Real Madrid është në dijeni të kapacitetit të Campos, andaj kanë nisur kontaktet që në edicionin tjetër, të përfaqësojë “Los Blancos”.

Campos ishte organizator në kohën e Jose Mourinhos te Reali, por tani mund të vijë si këshillues./Lajmi.net/