Ronaldo arrin një rekord: Bëhet lojtari i parë që arrin te jetë top golashënues në Serie A, La Liga dhe Premierligë

Cristiano Ronaldo po vazhdon me rekorde.

Sport

24/05/2021 14:10

Cristiano Ronaldo ka arritur një rekord të ri me të përfunduar kampionati i Serie A, ai arriti këtë rekord në sezonin e tij të tretë në Itali.

36 vjeçari këtë sezon ka mbyllur sezonin si golashënuesi i Serie A me 29 gola gjithsej, shkruan lajmi.net.

Në fakt, ky është një rekord që askush nuk e ka bërë, pasi portugezi ka qenë golashënues në Premierligë, La Liga dhe tani në Serie A.

Kjo është hera e parë për Ronaldon që fiton golashënuesin e Serie A, pasi që herën e parë e fitoi Quagliarella dhe më pas Immobile./Lajmi.net/