Nuk kishte ndodhur më parë në histori të Kombëtares, Spanja në “Euro 2020” pa asnjë lojtar të Realit

Spanja ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për "Euro 2020".

Sport

24/05/2021 14:03

Kombëtarja e Spanjës kishte publikuar listën e lojtarëve të ftuar për Kampionatin Evropian “Euro 2020”, shkruan lajmi.net.

Risi në këtë listë ishte Aymeric Laporte, mbrojtësi i Manchester Cityt i cili sapo ka marrë nënshtetësinë spanjolle është thirrur nga Enrique.

Por, është hera e parë në histori të Kombëtares spanjolle që asnjë lojtar i Real Madridit nuk është thirrur. Në fakt, që prej themelimit të Kombëtares, aty ishte së paku një lojtar i Real Madridit.

Këtë herë, Sergio Ramos, Odriozola, Lucas Vazquez, Marco Asensio dhe Dani Carvajal nuk janë thirrur nga Enrique./Lajmi.net/