Babai iu godit me veturë për vdekje, vajza e rikthen rastin: Polici na tha nuk duhej ta kalonte rrugën aty por në zebra dhe nuk mori asnjë dëshmitar
Sirhana Ferat Bejtullahu, babai i të cilës ka humbur jetën në një aksident me veturë, ku u godit nga vetura, ka treguar eksperiencën e saj me Policinë në këtë rast. Duke u ndërlidhur me rastin e Arlinda Zekajt, e cila nuk mori mbështetjen e nevojshme nga Policia kur kërkonte t’i mbrohej jeta, ajo ka thënë…
Lajme
Sirhana Ferat Bejtullahu, babai i të cilës ka humbur jetën në një aksident me veturë, ku u godit nga vetura, ka treguar eksperiencën e saj me Policinë në këtë rast.
Duke u ndërlidhur me rastin e Arlinda Zekajt, e cila nuk mori mbështetjen e nevojshme nga Policia kur kërkonte t’i mbrohej jeta, ajo ka thënë se si Faruku, polici në rastin e Arlindës ka shumë shokë që sipas saj janë polic me detyrë por iu mungon empatia, dituria e njohuria per detyrat dhe pergjegjesite qe i kane.
“Polici G.K., ne rastin e babit tim, kur kam shku ne zyre me kerku pse nuk ka bo raport per aksidentin, pse nuk ka marre as NJE deshmitar rasti, PSE NUK E KA KRY PUNEN E VET, qe eshte i thirrur me e bo? Mu m’thojke: “Shiqo, zonje, babi yt nuk o’ desht me dale aty ne rruge, o desht me kalu te zebrat!!!!!!!” Polici, ej, qikes se viktimes, 1 jave pas aksidentit, me mbajke ligjerata cka o desht viktima (tashme i ndjere) me vepru. Eh po (qe thojke Faruku), edhe ne Inspektorat jemi anku per sjelljen e tij, po ja qe Inspektorati vendosi me qene ne anen e policit e na kthyn pergjigje qe polici i nderum, G.K., i ka respektuar te gjitha rregullat dhe ka vepruar si duhet!”, ka shkruar ajo.
Për rastin e Arlindës, ajo ka thënë se emri i saj do të mbahet mend për gruan e guximshme, të vetme, të pambrojtur që ka arritur ta qet në pah një sistem të kalbur të drejtësisë.
“Eh… qe po, per bese, eshte e dhimshme deri ne asht! Ju qe jeni pjesemarres ne krim e i keni duart e lyera me gjak, a po ju merr gjumi naten?”, ka shkruar Bejtullahu. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: