Konfiskohen narkotikë në Pejë, ndër to edhe kokainë
Policia e Kosovës është duke vazhduar luftën ndaj narkotikëve.
Lajme
Gjatë 24 orëve të fundit zyrtarët policorë kanë arrestuar një person të dyshimtë pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike në peshë 389,8 gram marihuanë 46.2 gram kokainë dhe një pistoletë .
Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar./Lajmi.net/