Buffoni – Kupën e Parë me babain e Chiesas, të fundit me Federicon

Gianluigi Buffon ka fituar Kupën e parë të Italisë me Parman në vitin 1999, derisa ishte bashkëlojtar me Enrico Chiesan, me djalin e të cilit Gigi fitoi trofeun e gjashtë.

Sport

20/05/2021 09:10

43 vjeçari mund të vazhdojë akoma karrierën e tij të jashtëzakonshme, por kjo ishte paraqitja e fundit finaliste me fanellën e Juventusit, transmeton lajmi.net.

Roberto Mancini ishte lojtari i vetëm që ka fituar gjashtë trofe të Kupës së Italisë, derisa Buffon e barazoi këtë rekord pas fitores 2-1 ndaj Atalntas.

Buffon fitoi trofeun e parë në sezonin 1998/99, me Parman dhe më pas edhe me Juventusin në sezonet 2014-15, 2015-16, 2016-17, 2017-18 dhe 2020-21.

Për kuriozitet, shoku i tij i skuadrës në Parma kur mundi Fiorentinën në finalen e majit 1999 ishte Enrico Chiesa.

Në atë kohë, Enrico kishte një djalë të quajtur Federico, i cili nuk ishte as dy vjeç.

Në ndeshjen ndaj Atalantas, Federico Chiesa shënoi golin vendimtar për të mposhtur Atalanta me rezultatin 2-1 dhe për t’i dhënë Buffoniy Coppa Italia e gjashtë./Lajmi.net/