Formacionet e mundshme: PSG – Monaco
PSG dhe Monaco sonte (e mërkurë) do 'luftojnë' me të gjitha forcat për trofeun e parë për këtë edicion, atë të Kupës së Francës.
Sport
Dy skuadrat do kenë disa mungesa, por duke parë rivalitetin ndër vite është e sigurt se do japin gjithçka për trofeun e Kupës së Francës, shkruan lajmi.net.
PSG do jetë pa Neymar dhe Presnel Kimbpembe që janë të suspenduar, derisa mungojnë edhe Laywin Kurzawa, Marco Veratti dhe Julian Draxler që janë të lënduar.
Nga ana tjetër, Moncao që ka arritur ta mposht dy herë PSG-në këtë edicion, pritet të zhvillojë sistemin e formacionit 4-4-1-1.
Të gjithë lojtarët e Niko Kovac janë të gatshëm, meqenëse nuk ka të lënduar ose suspenduar.
Formacionet e mundshme:
PSG (4-2-3-1): Navas; Florenzi, Marquinhos, Kehrer, Bakker; Paredes, Herrera; Di Maria, Rafinha, Mbappe; Kean

Monaco (4-4-1-1): Majecki; Sidibe, Maripan, Badiashile, Henrique; Martins, Fofana, Tchouameni, Golovin; Volland; Ben Yedder

Përballja nis në ora 21:15 dhe zhvillohet në “Stade de France”./Lajmi.net/