Për organizëm më të shëndetshëm ju duhet vetëm kjo kurë 5 ditore

Nëse do të zgjidhnim një term tjetër për të përshkruar mjaltin, ai me siguri do të ishte “ multivitaminë.”

Lifestyle

18/05/2021 15:48

Kohët e fundit, jeta është bërë shumë e shpejtë, ashtu si ushqimet. Ky ritëm është shkaktar i shumë sëmundjeve të rrezikshme siç është diabeti, mbipesha, problemet me tretjen e të tjera, shkruan “AgroWeb”.

Regjimet e shëndetshme ushqimore janë kthyer në një mënyrë efikase për ta ushqyer trupin me vitamina e minerale, transmeton lajmi.net.

Hudhra dhe mjalti janë dy përbërës të rëndësishëm të mjekësisë popullore për të trajtuar sëmundje e çrregullime. Hudhra përmban sasi të mëdha të manganit, kalciumit, fosforit, seleniumit, vitaminës B6 dhe asaj C.

Mjalti është antioksidant, antibakterial dhe armik i mikrobeve. Ai është i mbushur me vitamina dhe minerale.

Mjalti shton energjinë, forcon sistemin imunitar, pakëson alergjitë, zbut kollën, fytin e lënduar, lufton infeksionet dhe parandalon përhapjen e qelizave të dëmshme.

Përbërësit

1 filxhan çaji me mjaltë

10 thelpinj hudhër të plotë ose të shtypur sipas preferencës

1 filxhan çaji me uthull molle

Udhëzimet

Përziejini të gjithë përbërësit deri sa të përfitoni një masë homogjene.

Më pas, masën hidheni në një kavanoz qelqi dhe ruajeni në frigorifer.

Përpiquni të konsumoni dy lugë gjelle nga kjo kurë shëndetsore çdo mëngjes.

Efektet janë më të forta gjatë pesë ditëve të para të konsumit të kurës me uthull, mjaltë dhe hudhra. /Lajmi.net/