PSG gjen pasuesin e Mbappe, është pjesë e Bayern Munichut
PSG është duke planifikuar të ardhmen pa yllin e skuadrës, Kylian Mbappe.
Sport
Francezi është duke konsideruar largimin, andaj drejtori sportiv i “Parisienëve”, Leonardo ka udhëtuar në Gjermani, me saktësisht te skuadra e Bayern Munich, transmeton lajmi.net.
Pasi fitoi gjithçka me Bayernin, polaku do ishte i hapur për sfidën e re dhe ndoshta do pranonte të luante nën urdhrat e Pochettinos.
Lewandowski ka dëshmuar se është një ‘vrasës’ para golit duke barazuar rekordin e Gerard Muller prej 40 golave brenda një edicioni në Bundesliga.
PSG do provojë të nënshkruajë me Lewandowskin, kontrata e të cilit skadon pas dy viteve, por “Bavarezët” do e lejojnë të largohet nëse ofrohen 70 milionë euro./Lajmi.net/