ZYRTARE: Julian Draxler rinovon me PSG-në deri në vitin 2024

PSG ka konfirmuar se sulmuesi Julian Draxler ka rinovuar kontratën.

Sport

17/05/2021 18:40

Futbollisti ishte pranë largimit kur në krye ishte Thomas Tuchel, por ka arritur të gjejë vend në formacionin e Mauricio Pochettinos, shkruan lajmi.net.

Paraqitjet e mira në disa ndeshje, ka bërë që të fitojë mundësinë e rinovimit.

Draxler ka rinovuar edhe për tri vitet e ardhshme, pra do jetë në “Parkun e Princave” se paku deri në vitin 2024.

Ndërkohë, PSG-ja është duke provuar edhe rinovimin me Kylian Mbappe./Lajmi.net/