Raul flet për mundësinë e drejtimit të Real Madridit
Raul Gonzalez sapo ka korrur sukses me skuadrën e tij, Real Castilla.
Sport
Raul i cili është njëherësh trajner i Real Madrid Castilla, doli në vendin e tretë në Secunda Division në një sezon që po merr lëvdata nga mediat spanjolle, transmeton Lajmi.net.
Mediat spanjolle kishin aluduar më parë se Zidane i ka informuar lojtarët që do të largohet nga klubi dhe tani lajmet se Raul është njëri nga pretendentët për stol sa vijnë e shtohen.
Spanjolli u pyet për këtë gjë në një intervistë.
“Të drejtoj skuadrën e parë? Kjo është shtëpia ime dhe këtu dua të jem”, tha ai.
“Unë jam një njeri i këtij klubi, u bëra trajner për të qenë këtu, në shtëpi. Por kjo nuk është kohë kur duhet të flasim për të ardhmen”, përfundoi Raul Gonzalez./Lajmi.net/
Raúl Gonzalez about Real Madrid job: “Taking over the first team? This is my home and this is where I want to be. I am a man of the club. I became a coach to be here, at home. But this is not the time to talk about the future…”. ⚪️ #Real @themadridzone
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 16, 2021