Barazoi rekordin historik të Muller në Bundesligë, flet Robert Lewandowski
Robert Lewandowski ka barazuar rekordin e Gerd Muller për më së shumti gola në Bundesligë.
Sport
Rekordi i maksimumit të golave në Bundesligë mbahej nga Gerd Muller, sulmuesit legjendar “Bavarez” i cili kishte arritur kuotën e 40 golave në sezonin 1971/1972, shkruan lajmi.net.
Tani, Lewandowski ka barazuar rekordin e gjermanit dhe është afër të vendos rekord historik pas gati 50 vitesh.
Lewandowski shënoi golin e 40-të ndaj Freiburgut duke barazuar rekordin e Muller. Pas ndeshjes, polaku u shpreh tejet i lumtur ku foli për arritjet e tij në rrjetin e tij social, Twitter.
“Kam arritur një objektiv që dikur dukej i paimagjinueshëm për tu arritur”, tha ai.
“Jam jashtëzakonisht krenar që po bëj histori me Bayernin dhe të jem pjesë e historisë ku tifozët do të mund tju tregojnë ngjarjet fëmijëve të tyre duke ndjekur gjurmët e një legjende siç është Gerd Muller”, tha Lewandowski.
Sulmuesi polak ka edhe ndeshjen ndaj Ausburgut dhe në rast se shënon gol do ta thyejë dhe do të vë rekord të ri në Bundesligë./Lajmi.net/
I achieved a goal that once seemed impossible to imagine #Lewy40 ⚽ I’m so unbelievably proud to make history for @FCBayern, and to play a part in creating the stories that fans will tell their children – following in the footsteps of legends like Gerd Müller #RL9 #4EverGerd ?? pic.twitter.com/G7EYWz88dn
— Robert Lewandowski (@lewy_official) May 15, 2021