Zidane jep sinjale se po largohet nga Real Madrid

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka mbajtur një konferencë për media përpara ndeshjes së nesërme ndaj Athletic Bilbao.

Sport

15/05/2021 14:20

Kohët e fundit një nga emrat më të përmendur në kampin e Real Madrid ka qenë pikërisht trajneri Zidane, raporton lajmi.net.

Ky i fundit në një konferencë për media, i pyetur për të ardhmen e tij, ka thënë: “Nuk e di, gjithçka mund të ndodhë”.

Francezi ka refuzuar të mohojë largimin e tij dhe kësisoj ka shtuar edhe më shumë thashethemet për një largim të mundshëm nga ‘Los Blancos’.

“Nganjëherë ju duhet të qëndroni, dhe ndonjëherë tjetër ju duhet të largoheni për të mirën e të gjithëve”, ka shtuar Zidane.

Real Madrid do të luajë nesër ndaj Athletic Bilbao me fillim nga ora 18:30./Lajmi.net/