Conte e sfidon Lautaron në një ndeshje ‘boksi’

Trajneri i Interit, Antonio Conte e ka sfiduar sulmuesin Lautaro Martinez për një ndeshje 'boksi'.

Sport

13/05/2021 17:39

Në ndeshjen e djeshme ka pasur pak probleme mes Contes dhe argjentinasit, andaj të dy u takuan në ring sot (e enjte), transmeton lajmi.net.

Atmosfera është e mirë te Interi, që kanë fituar Scudetton e 19-të këtë sezon derisa postuan një video në Twitter ku Lautaro ishte në boks me Conten.

Romelu Lukaku ishte ‘arbitri’, derisa shkruhej ‘Drejtpërdrejtë nga Madison Square Garden’./Lajmi.net/