Agjenti i Martinez: Fillimisht duam të dimë të ardhmen e klubit

Agjenti Aljeandro Camano ka paralajmëruar Interin se sulmuesi Lautaro Martinez dëshiron ta dijë të ardhmen e klubit para se të rinovojë kontratën.

Sport

13/05/2021 14:17

Lautaro ishte i zemëruar kur u zëvendësua në minutën e 77-të ndaj Romës, ngase kishte hyrë në lojë vetëm në minutën e 35-të, transmeton lajmi.net.

Agjenti ka bërë të ditur se mbesin të qetë lidhur me të ardhmen e argjentinasit, por fillimisht duan ta dinë të ardhmen e “Neurazzurëve”.

“Jemi të qetë, por situata momentale e Interit na ndalon të bëjmë ndonjë parashikim”.

“Ai është i lumtur në Milan, ka fituar një kampionat si protagonist, por nuk mund të ndihmojmë, por presim”.

“Është e panevojshme të bëjmë parashikime. Si të tjerët, ne fillimisht duam ta dimë të ardhmen e klubit”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Real Madrid dhe Barcelona duan shërbimet e Martinezit./Lajmi.net/