Rabiot i jep shpresë tifozëve: Do të luftojmë deri në fund
Mesfushori i Juventus Adrien Rabiot pranoi se Bianconerët janë të zemëruar dhe synojnë të fitojnë dy ndeshjet e fundit.
Sport
Juventus po lufton që të sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve, pasi aktualisht qëndrojnë të pestët në Serie A dhe kanë mbetur vetëm dy ndeshje për t’u zhvilluar, transmeton lajmi.net.
Mesfushori francez, Adrien Rabiot, ishte i lumtur me tre pikët dhe tregoi se do të luftojnë deri në fund.
“Ishte e rëndësishme të fitoje sonte,” tha Rabiot për DAZN. “Ne dështuam në ndeshjen kundër Milanit. Ne donim të bënim më shumë, vuajtëm por qëndrimi ishte i duhuri.
“Ne jemi të gjithë të zemëruar, Juve duhet të bëjë më mirë. Ne duhet të përpiqemi të fitojmë në dy ndeshjet e fundit. “
Rabiot zbuloi se lojtarët në Allianz Stadium janë lodhur dhe pretendoi njerëzit presin gjithnjë e më shumë nga ai dhe shokët e tij të skuadrës.
“Mendoj se ka qenë një sezon i vështirë për të gjithë, u përpoqa t’i jap të gjitha”, tha Rabiot në lidhje me performancat e tij. “Ne jemi gjithashtu pak të lodhur, por sot u ndjeva mirë dhe mendoj se bëra një punë të mirë për ekipin”.
Sa i përket një plasmani në Ligën e Kampionëve, Rabiot u shpreh kështu: “Ne do të luftojmë deri në fund”.
Ndeshja e ardhshme e Juventusit do të jetë ndaj kampionit të ri, Inter, më 15 maj./Lajmi.net/