Zyrtarizimi çështje orësh, Neymar vendos përfundimisht për të ardhmen e tij

Neymar Jr. ka qenë temë diskutimi që prej transferimit të tij në Paris Saint-Germain.

Sport

08/05/2021 08:50

Rikthimi i tij në Barcelonë, fitimi i Ligës së Kampionëve, i Topit të Artë, të gjitha këto çështje e kanë ndjeku Neymarin që prej transferimit të tij në kryeqytetin francez, transmeton lajmi.net.

Së fundmi, mediat franceze kanë raportuar se braziliani është i gatshëm që të qëndrojë në Paris.

L’Equipe ka thënë se Neymar do të nënshkruajë kontratë të re, që do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2026.

Sky Sports News ka paralajmëruar se rinovimin e tij, 29 vjeçari do ta bëjë zyrtare gjatë ditës së sotme, e një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Fabrizio Romano./Lajmi.net/