Probleme tek Reali, Ramos, Vinicius dhe Valverde nuk marrin pjesë në stërvitjen e sotme

Zinedine Zidane është në pritje të lajmeve nga stafi mjekësor.

Sport

07/05/2021 17:37

Pas humbjes në gjysmëfinale ndaj Chelseat, Real Madridi do të ketë punë me skuadrën e Sevillas në La Liga, shkruan lajmi.net.

Por, problemet janë shtuar në kampin e “Los Blancos”.

Kjo pasi Sergio Ramos, Fede Valverde dhe Vinicius Jr, kanë munguar në seancën stërvitore të së premtes.

Treshja punoi në gjym të ndarë nga grupi.

Në anën tjetër, Raphael Varane nuk do të jetë i aftë të luajë ndaj Sevillas, ndërsa Carvajal dhe Vazquez mungojnë deri në fund të sezonit.

Varane parashihet të luajë 10 ditë dhe do të jetë i gatshëm ndaj Granadas, që do të thotë që francezi nuk është i gatshëm ndaj Sevillas./Lajmi.net/