Interi iu bën apel tifozëve: Respektoni normat anti-COVID në festimet e Scudettos

Klubi i Interit ka bërë apel ndaj tifozëve që të respektojnë masat anti-COVID-19.

Sport

07/05/2021 16:34

Ky apel vjen pasi në qendrën e Milanos në Piazza del Duomo u panë mijëra tifozë duke festuar pa masa mbrojtëse në një kohë kur Italia po përballet me valën e tretë të COVID-19, transmeton lajmi.net.

Tani, Interi përmes një deklarate ka kërkuar maturi nga tifozët pavarësisht situatës dhe emocioneve.

“Duke kuptuar emocionet dhe rëndësinë e momentit, ju lusim të evitoni grumbullimet e mëdha që rrezikojnë shëndetin”, deklaroi klubi.

“Bazuar në normat anti-COVID duhet të japim rëndësi primare shëndetit dhe të evitojmë kontaktin dhe ta jetojmë këtë moment special”, përfundoi Inter./Lajmi.net/