Lautaro konfirmon: Isha afër transferimit tek Barcelona

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez ka dhënë një deklaratë interesante.

Sport

06/05/2021 19:40

Lautaro Martinez ka pranuar se ai ishte vërtet afër të bashkohej me Barcelonën pasi foli me Lionel Messin, por se vendimi për të shkuar në Inter ishte i duhuri, shkruan lajmi.net.

Martinez bëri disa komente lidhur me transferimin e tij tek Barcleona pas triumfit në Serie A me Interin.

“Unë isha me të vërtetë shumë afër për t’u bashkuar me Barcelonën dhe madje e bisedova edhe me Messin për këtë gjë”, tha ai.

“Megjithatë, Barcelona kishte probleme ekonomike në atë moment dhe unë vendosa të vij tek Interi dhe mund të them se ishte vendimi i duhur, veçanërisht pasi e fituam Scudetton”, shtoi ai.

Martinez tregon se edhe Real Madridi kishte bërë përpjekje për ta transferuar atë.

“Real Madrid erdhi për mua dy herë kur isha në ekipin e të rinjve në Racing, por unë doja të bëja emrin tim në futbollin argjentinas së pari dhe pastaj të bëja lëvizjen në Evropë kur isha gati”, tha Martinez.

“Unë ëndërroj që një ditë që të kthehem në Racing Club. Tifozët janë po aq të ‘çmendur’ dhe të pasionuar pas futbollit si ata të Interit”, përfundoi Lautaro Martinez./Lajmi.net/