Cadena SER: Hazard, Vinicius dhe Benzema startojnë sonte

Real Madrid ka udhëtuar drejtë Londrës për t'u përballë me Chelsean në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

05/05/2021 19:06

Më pak se 2 orë përpara fillimit të ndeshjes, mediumi spanjoll Cadena SER ka konfirmuar treshen e sulmit të ‘Los Blancos’, përcjell lajmi.net.

Hazard, Benzema dhe Vinicius do të jetë treshja e sulmit të Real Madrid sonte.

Zinedine Zidane ka konfirmuar në konferencën për shtyp se Hazard do të luajë ndaj Bluve të Londrës, mirëpo nuk dihet nëse do të jetë nga fillimi.

Ndeshja zhvillohet në “Stamford Bridge’ me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/