Real Madrid dëshiron të vazhdojë kontratën e Vazquezit
Lucas Vazquez raportohet se do të qëndrojë në Santiago Bernabeu për të paktën edhe 3 vjet të tjera.
Sport
Diario AS raporton se Real Madrd i ka bërë atij një ofertë për të përmirësuar kontratën e tij, të cilën Vazquez nuk pritet ta refuzojë, përcjell lajmi.net.
Marrëveshja aktuale e 29-vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe po flitej se ai do të largohej, pasi ai fillimisht refuzoi ofertën e parë për rinovim që ‘Los Blancos’ e parashtroi.
Tani, Real Madrid thuhet se do t’i ofrojë një kontratë prej 5 milionë eurove në sezon, me një marrëveshje 3 vjeçare me mundësi për ta zgjatur atë për një sezon tjetër.
Zinedine Zidane e ka aktivizuar shumë spanjoll dhe Vazquez këtë sezon është bërë njëri ndër lojtarët kyç në formacionin e ‘Galaktikëve’./Lajmi.net/