Diario AS zbulon detaje nga kontrata e Vazquez, ai është gati të nënshkruajë

Gazeta spanjolle, Diario AS, raporton se Lucas Vazquez do të marrë një ofertë të re nga Real Madrid.

Sport

30/04/2021 10:06

Vazquez, i cili fillimisht kishte refuzuar ofertën e klubit, tani duket se do të rinovojë kontratën e tij, transmeton lajmi.net.

Këtë gjë e bën të ditur mediumi spanjjoll, Diario AS, ku madje thotë se kontrata e tji do të jetë 3 vjeçare dhe do Vazquez do të ketë një pagë vjetore prej 5 milionë eurosh.

Spanjolli ka humbur sezonin e tij këtë vit, pas një lëndimi që pësoi në El Clasico ndaj Barcelonës.

Vazquez vlerësohet si një nga lojtarët favorit të Zinedine Zidane, pasi ai mund të luajë në çdo pozitë./Lajmi.net/