Ndrikulla të cilave binjake janë Atifete Jahjaga e Vlora Çitaku?

Bena e Ema lindën për një ditë.

Lajme

29/04/2021 20:53

Gjyshja e këtyre binjakëve kërkoi diçka të veçantë për mbesat e saj.

Fahrije Hoti, që themeloi kooperativën “Krusha” që tani njihet edhe jashtë kufijve të Kosovës, vendosi që dy gra të fuqishme të bëhen ndrikulla të mbesave të saj.

“Ato më kanë thanë që kanë më ardhur, mendova si me i nderu dhe thashë po i bëj ndrikulla të mbesave dhe ato pranuan”, ka thënë Fahrije Hoti.

Gjyshja dëshiron që Bena dhe Ema t’i ngjajnë ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjagës dhe diplomates Vlora Çitakut.

“Me qenë të zonjat si ato dyja dhe të punojnë sa më shumë për Kosovën”, ka shtuar Hoti për Klan Kosova.

Por çfarë roli do të kenë në jetën e dy binjakeve katërmuajshe, dy ndrikullat Jahjaga e Çitaku?

“Ato nuk kanë asnjë detyrim, kanë sjellë nga një dhuratë për vajzat atë ditë; mirëpo nuk kanë nevojë asgjë”, ka shtuar Hoti.

Së fundmi, kooperativa “Krusha” ku Fahrije Hoti është drejtoreshë, u zgjerua duke dalë në objektin e ri, që u financua nga Bashkimi Evropian.