AAK vazhdon zgjedhjet e brendshme: Fitore Shala-Hulaj zgjidhet kryetare e Aleancës së Gruas në Deçan

Kuvendi Zgjedhor i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan ka zgjedhur kryetaren e re të Aleancës së Gruas, ku në krye të kësaj strukture është emëruar Fitore Shala-Hulaj. Në procesin zgjedhor ka marrë pjesë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka uruar strukturat e reja për përgjegjësitë e marra dhe ka shprehur…

Lajme

30/04/2026 12:29

Kuvendi Zgjedhor i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan ka zgjedhur kryetaren e re të Aleancës së Gruas, ku në krye të kësaj strukture është emëruar Fitore Shala-Hulaj.

Në procesin zgjedhor ka marrë pjesë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka uruar strukturat e reja për përgjegjësitë e marra dhe ka shprehur besimin se ato do të vazhdojnë forcimin e rolit të gruas brenda partisë dhe angazhimin politik në nivel lokal e qendror.

Haradinaj ka falënderuar gjithashtu udhëheqjen e deritanishme të Aleancës së Gruas në Deçan, në krye me Hane Lekaj-Berisha, për kontributin e dhënë ndër vite në organizim dhe fuqizim të strukturave të partisë.

Ai ka vlerësuar edhe punën e kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, duke theksuar angazhimin e tij në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimin e komunës.

Në fund, lideri i AAK-së ka shprehur mirënjohje për përfshirjen dhe përkushtimin e grave brenda subjektit, duke theksuar se ato po kontribuojnë vazhdimisht në forcimin e Aleancës. /Lajmi.net/