Gjinekologjia, pa asnjë paciente shtatzënë me Covid

Me uljen e rasteve pozitive me covid-19 janë ulur edhe rastet e infektimeve edhe tek gratë shtatzëna.

Lajme

29/04/2021 20:46

Gjatë ditës nga klinika gjinekologjike në QKUK është liruar gruaja e fundit me covid-19 pasi u shërua nga koronavirusi dhe në këtë klinikë, pas një kohe të gjatë nuk ka më asnjë paciente të shkruar me COVID.

Drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismajli, thotë se para një muaji kanë  pasur 15 paciente të hospitalizuara, mirëpo gradualisht numri i tyre ka rënë.

“Po, para një muaji ne kemi pasur 15 paciente të hospitalizuara, kështuqë gradualisht numri I tyre ka rënë, ato janë mjekuar janë trajtuar, dhe janë liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore, kështuqë sot nuk e kemi asnjë pacient,”– ka thënë Ismajli për ATVLIVE.