ABC jep një lajm shumë pozitiv për tifozët e Real Madrid, Ramos dëshiron të qëndrojë

Sergio Ramos dëshiron të qëndrojë në Real Madrid dhe do të nënshkruajë një kontratë të re së shpejti, sipas ABC.

Sport

29/04/2021 12:33

Kontrata aktuale e qendërmbrojtësit skadon këtë verë dhe ka pasur shumë pasiguri për të ardhmen e tij, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, tani duket sikur kapiteni i Real Madrid të jetë i gatshëm të nënshkruajë, sipas ABC kontrata e re thuhet se do të zgjasë deri në vitin 2023 dhe përfshin një ulje të pagave prej 10 përqind.

Tani, dalin disa pikëpyetje në skuadrën e ‘Los Blancos’, çfarë do të ndodhë me David Alaban nëse ai transferohet në klub.

Alaba ka kërkuar që të luajë në qendër të mbrojtjes dhe një gjë e tillë do të bëhej e mundur vetëm nëse Ramos ose Raphael Varane largohet nga klubi./Lajmi.net/