Arsenal vazhdon të paguajë 90 për qind të pagës së Ozilit
Arsenal thuhet se është duke vazhduar t'i paguajë 90 për qind të pagës të mesfushorit Mesut Ozil, pavarësisht që lojtari që tre muaj është pjesë e Fenerbahces.
Sport
Ozil pas disa muajve që nuk ishte pjesë e ekipit të Arsenalit iu bashkua gjigantit gjerman në janar, përcjellë lajmi.net.
Pavarësisht që u arrit marrëveshja për ndërprerjen e kontratës, sipas Athletic, Ozil vazhdon të paguhet nga klubi londinez.
“Topçinjtë” thuhet se janë duke vazhduar të paguajnë 90 për qind të pagës prej 350 mijë euro në javë.
Ish ylli i Real Madridit ka bërë vetëm shtatë paraqitje me Fenerbahcen dhe ka dështuar të shënojë ose asistojë.
Ai ka pësuar lëndim në gju dhe momentalisht është duke u shëruar nga lëndimi./Lajmi.net/