Të gjitha të mirat që vijnë nga puthjet dhe ne nuk i kemi ditur më parë
Nuk na besoni? Lexoni më poshtë se çfarë përfitimesh ju sjellin puthjet.
Lifestyle
Thjesht pranojeni, një puthje e mirë nuk ka çmim. Studiuesit besojnë se puthja ka më shumë përfitime sesa thjesht kënaqësi romantike, shkruan “IconStyle”.
Nëse putheni shpesh do të keni edhe avantazhe shëndetësore si mbajtja e lëkurës suaj në gjendje më të mirë, transmeton lajmi.net.
Nuk na besoni? Lexoni më poshtë se çfarë përfitimesh ju sjellin puthjet:
Ju ndihmojnë të humbisni peshë
Puthjet djegin kalori. Studimi tregon se “puthjet e thjeshta djegin vetëm 2 deri në 3 kalori, ndërsa puthjet pasionante djegin 5 deri në 25 kalori në minutë”. Juve mund t’ju duken pak krahasuar me aktivitete të tjera, mirëpo nëse putheni për 30 minuta ju mund të digjni 180 kalori, të cilat janë baraz me 30 minuta vrap.
I bëjnë mirë lëkurës
Shpeshherë na kanë thënë të tjerët që nëse dëshirojmë të qëndrojmë të shëndetshëm, duhet të ushtrohemi. E pra, nëse putheni, ju përdoni 30 muskuj të fytyrës dhe i mbani faqet tuaja të tendosura. Një puthje e mirë është si një stërvitje crossfit për fytyrën tuaj.
Parandalojnë rrudhat
Kur përdorim muskujt, ato rrisin qarkullimin e gjakut dhe krijojnë kolagjen në indet, të cilat në thelb janë materiale ndërtimi për lëkurën dhe parandalimi më i mirë natyror kundër grumbullimit të rrudhave. Me fjalë të tjera, puthja është një mikro-version i vizitës në sallonet e bukurisë. Nuk mund të jetë mjaftueshëm për t’ju bërë të dukeni më të rinj, por sigurisht që ju bëjnë të dukeni më të lumtur.
I mbajnë dhëmbët e shëndetshëm
Puthjet janë të mira për dhëmbët tuaj sepse rrisin prodhimin e pështymës dhe natyrisht lajnë bakteret, duke parandaluar krijimin e kushteve acidike. Disa dentistë madje mendojnë se pështyma mund të ndihmojë në riparimin e dëmeve të vogla në smalt. /Lajmi.net/