Veprimet e përditshme që iu bllokojnë poret e fytyrës dhe shkaktojnë puçrra
Nëse jeni duke menduar se pse keni pasur probleme me akne kohët e fundit, mund të jetë njëri nga këto veprime që po e shkakton.
Lifestyle
Të gjithë irritohen kur zgjohen në mëngjes dhe vënë re ndonjë puçërr nga hiçi mu në mes të fytyrës! Aty fillon dilema: nga erdhi kjo, shkruan lajmi.net.
Produktet që keni përdorur janë të njëjtat si më parë, rutina e kujdesit të fytyrës ka qenë e njëjta, pse ka ndryshuar gjendja e fytyrës tuaj?
Epo mund të jetë njëri nga këto veprime që kemi përmbledhur më poshtë që mund ta ketë shkaktuar:
Puthjet – po, mund të tingëlloi e pabesueshme, por puthjet janë një shkaktarë shumë i madh i bllokimit të poreve. Kur dikush iu puthë, hunda e tyre me shumë gjasë e prekë fytyrën tuaj. Gjithashtu nëse një person ka mjekër, gërvishtjet e vogla që mund të shkaktojnë mund të shkaktojnë infektim dhe shfaqje të puçrrave.
Telefoni juaj – është e pamundur të imagjinosh jetën pa një telefon në këtë kohë që jetojmë, por në fakt telefonat kanë më shumë bakterie sesa tualeti! Sa herë që e prekni fytyrën me telefon, ju e ekspozoni ndaj të gjitha baktereve që gjenden në të, shkruan lajmi.net.
Pasta e dhëmbëve – mund ta keni dëgjuar si këshillë të përdorni pastë dhëmbësh për të hequr ndonjë puçërr, por kjo është shumë e dëmshme! Shumica e pastave të dhëmbëve përmbajnë natriumi lauril sulfati, që shkakton irritim të lëkurës. Nëse keni puçrra rreth gojës dhe mjekrës, bëni kujdes gjatë larjes së dhëmbëve.
Kondicioneri i flokëve – nëse keni vënë re puçrra rreth vijës së flokëve, mund të jetë faji i kondicionerit. Një këshillë e vlefshme është që të lani fytyrën dhe trupin pasi të keni shpërlarë flokët nga kondicioneri.
Detergjenti i rrobave – disa përbërës të disa detergjenteve të rrobave janë shumë të vrazhdë me lëkurën dhe shkaktojnë reaksion. Sigurisht rrobat shpërlahen, por disa grimca të imta të detergjentit mund të mbeten në rroba, duke shkaktuar irritim. /Lajmi.net/