Garat evropiane në tavolinë: formacionet e mundshme Napoli – Lazio
Një sfidë shumë interesante pritet të jetë ajo mes Napolit dhe Lazios, e cila zhvillohet sot me fillim nga ora 20:45.
Sport
Pas 11 fitoreve radhazi, Napoli arriti që të ndali Interin duke barazuar 1-1 dhe tani po kërkon që të luftojë për garat evropiane, njofton lajmi.net.
Në anën tjetër, Lazio është duke kaluar gjithashtu në një formë shumë të mirë, ku ka 5 fitore radhazi.
Formacionet e mundshme janë këto:
Napoli : Meret; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Hysaj; Fabian, Bakayoko; Politano, Zielinski, Insigne; Mertens
Lazio: Reina; Marusic, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic-Savic, Leica, Pereira, Fares; Correa, Immobile/Lajmi.net/