Dren Rexhepi, debutuesi që shkëlqeu në Kupën e Kosovës në bodybuilding

Federata e Bodybuildingut dhe Fitnessit të Kosovës më datë 17 prill në Pallatin e Kulturës 'Asim Vokshi' në Gjakovë, organizoi garën Kupa e Kosovës dhe Mbarëkombëtare në Bodybuilding, Men's Classic dhe Fitness.

Sport

20/04/2021 19:47

Në mesin e pjesëmarrësve rezultat mjaft të mirë arriti debutuesi Dren Rexhepi.

Në kategorinë Bodybuilding deri 23 vjeç, Rexhepi përfundoi i treti. Por, ai doli fitues në kategorinë Bodybuilding deri 80 kilogramë, duke kaluar në kategorinë absolut.

Edhe pse çmimi kryesor i takoi Granit Kuletës, paraqitja e parë e Rexhepit dha shenja se bëhet fjalë për një sportist që premton shumë në të ardhmen.

”Tre muaj përgatitje, përkushtim dhe lodhje u shpërblyen”, tha ai për lajmi.net.

Rexhepi u shpërblye me çmimet e para në karrierë në sportin e bodybuildingut por pritet që të arrijë edhe shumë suksese tjera në vitet e ardhshme./Lajmi.net/

No description available.

No description available.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dren Rexhepi (@drenrexhepi_)