Sallata me Rukolë dhe perime – Plot shëndet dhe shije
Sallatat janë ushqime që nuk kanë stinë.
Lifestyle
Rukola, është një barishte e cila gjen përdorim në shumë receta të larmishme dhe shumëngjyrëshe sallatash, transmeton lajmi.net.
Ajo përshtatet shumë mirë edhe me peshkun, mishin, makaronat dhe produktet e detit.
Në sallata, rukola përshtatet me mishin e bardhë të pulës, lulelakrën, qepën e kuqe, domaten, por edhe me frutat e ndryshme siç është luleshtrydhja apo boronica.
Kjo barishte, është e pasur me antioksidantë dhe vitaminë A që promovojnë shëndetin e organizmit dhe largojnë radikalet e lira.
Rukola përmban edhe vitaminat K dhe C që luftojnë inflamacionin dhe mbështesin sistemin imunitar duke shmangur rreziqet e infeksioneve.
Rukola ul rrezikun e formimit të gurëve në veshka dhe përmban shumë acid folik që e bën të nevojshme për gratë shtatzënë.
Sallata me rukola, avokado, kastravec dhe domate është e freskët, e shijshme dhe e lehtë.
Megjithatë, ajo është e pasur në shije dhe ofron shumë vlera të rëndësishme shëndetsore.
Përbërësit
4-6 racione
2 avokado të prerë në kubikë
1 kastravec i prerë në feta
3 domate të prera
1 qepë e kuqe
1 tufë me rukola
2 lugë gjelle me vaj ulliri
2 lugë gjelle me lëng limoni
Kripë dhe piper
Djathë të bardhë
Udhëzimet
Merrni një enë sallate dhe kombinoni avokadon, kastravecin, domatet, qepët e kuqe dhe rukolën.
Përziejini lehtë së bashku me një lugë druri.
Në një pjatë tjetër rrihni së bashku vajin e ullirt dhe lëngun e limonit.
Më pas hidhjani sipër sallatës dhe në fund shtoni djathë të shkërmoqur të bardhë.
Sërvireni menjëherë.
Kjo sallatë mund të hahet veçmas ose si paraprirëse e një vakti me mish.
Si ta përfshini më shumë rukolën në dietën tuaj:
- Shtojeni në salca të ndryshme për të përfituar shijen e mprehtë dhe therëse. • Përdoreni me produkte deti të gatuara në zgarë.
- Prijeni hollë dhe hidheni në pica ose makarona përpara se t’i servirni.
- Përdoreni në sallatë krah barishteve të tjera për një shije të shumëfishtë. • Përgatisni panine me djathë, rukola dhe domate.
- Prijeni hollë dhe përdoreni në omletë, ose me djathë dhe patate të pjekur në furrë.
- Shtojeni në përzierjet dhe shtrydhjet e frutave dhe perimeve për një lëng me shumë vlera.
- Shtojeni në perimet e kavërdisura, makarona, supa, dhe salca./Lajmi.net/