Rron Gjinovci i dërgon ajet kuranor Arbërie Nagavcit

Përfaqësuesit e ORCA-s Rron Gjinovci dhe Gramos Buçinca janë takuar gjatë ditës së mërkurë me Minsitren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministrin Dukagjin Pupovci.

Lajme

14/04/2021 16:23

Gjatë vizitës, Gjinovci i ka dhuruar Nagavci një gravurë me një pjesë nga Kurani.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur, ORCA përmes një postimi në facebook.

“Meqë takimi ndodhi në muajin e Ramazanit, përfaqësuesit e ORCA-s i dhanë Ministres një gravurë me një pjesë nga Kurani, An-Nisa (nga arabishtja: Gratë) ku theksohet detyrimi i besimtarëve për të dëshmuar të vërtetën edhe kur ajo mund të jetë kundër vet atyre. Me këtë ORCA i kërkoi Ministres që të ndjekë shembullin e koleges së saj në Ministrinë e Drejtësisë e të fillojë vetingun në Arsimin e Lartë, ku si parim do të ndiqej mësimi nga Surja An-Nisa, pra që e vërteta për integritetin e stafit akademik të dalë në publik pavarësisht partive nga vijnë pjesëtarët e stafit akademik”, thuhet në komunikatë.

Më poshtë gjeni njoftimin plotë nga ORCA.