Tavë kosi me petë dhe mish pule – Receta tradicionale
Sekreti qëndron tek kombinimi i petave të byrekut me tavën e kosit, në dukje mund t’ju duket e pazakontë, por ju premtojmë që shija është perfekte.
Lifestyle
Tava e kosit është një traditë e vjetër Shqiptare, dhe amvisat kudo e përgatisin në mënyrën më të shkëlqyer.
Dhe pse tradita e kërkon me mishin e qengjit, tava e kosit mund të përgatitet edhe me mishin e pulës.
Sekreti qëndron tek kombinimi i petave të byrekut me tavën e kosit, në dukje mund t’ju duket e pazakontë, por ju premtojmë që shija është perfekte.
Përbërësit
1 pulë mesatare të pastruar dhe e ndarë në pjesë
2 vezë
1 gotë e gjysmë uji me kos
600-800ml ujë
1 pako me peta të gatshme
Kripë
Piper i zi
Gjalpë ose vaj ulliri
Përgatitja
Si fillim nisni me zierjen e mishit të pulës.
Mbushni tenxheren me ujë dhe fusni aty copat e pulës duke e spërkatur pak me kripë dhe vendoseni për të zierë.
Kur pula të ketë zierë për 15-20 minuta hiqeni nga zjarri dhe mishin vendoseni në një pjatë.
Lërini të ftohet pak dhe mund të nisni me përgatitjen e tavës së kosit me petë.
Në një tas të madh përzieni vezët dhe kosin derisa të krijohet një masë e plotë e njëtrajtshme.
Merrni një tavë rrumbullake të lyer me vaj ulliri dhe shtroni jo në mënyrë të rregullt tri ose katër peta të plota.
Hidhni 4-5 lugë gjelle nga lëngu i mishit dhe gjysmën e përzierjes së kosit me vezët.
Vazhdoni po njësoj dhe për petët e mbetura, dhe mes tyre vendosni copat e mishit.
Në fund hidhni dhe masën e mbetur të kosit dhe në fund spërkateni me pak vaj.
Futeni për t’u pjekur në furrë me 200 gradë rreth 30-35 minuta, ose derisa sipërfaqja e saj të jetë mpiksur.
Kur ta hiqni nga furra lëreni që të ftohet në mënyrë që të mpikset edhe më mirë.
Petat do të krijojnë një shtresë krokante në fund të tavës, e ndërkohë përzierja e kosit dhe vezëve do të mbetet kremoze.
Më pas mjafton që të shërbeni për të dashurit tuaj e ta shijoni këtë recetë plot shije. /Lajmi.net/