Urimi i Dua Lipës për muajin e shenjtë të Ramazanit

Dua uroi besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit.

ShowBiz

14/04/2021 12:16

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të bërë një urim me rastin e muajit të Ramazanit, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja postoi një fotografi të një buqete me lule, ndërsa uroi që muaji i Ramazanit të sjell lumturi e paqe tek të gjithë.

“Muaji i Ramazanit. Shpresoj që ky muaj i shenjtë t’ju sjellë lumturi dhe paqe me bollëk për të gjithë ata që po agjërojnë në të gjithë botën”, shkruan ajo.

Kujtojmë se Dua Lipa ka bashkëpunuar edhe një herë me brendin “YSL” për aromat e reja të parfumit “LIBRE”. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)