Tavë me patate dhe hudhra në furrë – Receta e ditës
Pjekja në furrë e patateve ruan vlerat shëndetësore të saj por është edhe e lehtë në përgatitje dhe servirje.
Lifestyle
Patatet e pjekura në furrë janë garnitura perfekte e shumë gatimeve të mishit dhe jo vetëm.
Ato kombinohen shumë mirë edhe me sallata të ndryshme jo vetëm barishtesh por edhe perimesh dhe salcë kosi.
Pjekja në furrë e patateve ruan vlerat shëndetësore të saj por është edhe e lehtë në përgatitje dhe servirje.
Përbërësit
1 kilogramë patate të prerë në kubikë
2 lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër
1 lugë çaji me kripë
Treçerek luge caji me piper të zi
2 lugë gjelle me hudhër të grirë hollë ose 8 thelbinj hudhër
2 lugë gjelle me majdanoz të freskët të grirë hollë
Përgatitja
Ndizeni furrën në 200 °C.
Lyejeni tepsinë që do të përdorni me pak yndyrë.
Vendosini kubikët e patateve në tepsi dhe spërkatini me vaj ulliri, kripë, piper dhe hudhër.
Përziejini mirë me lugë druri ose me duar që të siguroheni që patatet janë kriposur në mënyrë të njëtrajtshme.
Futeni tepsinë në furrë dhe piqini patatet për 45 minuta ose një orë.
Gjatë kësaj kohe rrotullojini patatet rregullisht deri sa të piqen në mënyrë të njëjtrajtshme e të marrin ngjyrë të artë.
Pasi të jenë pjekur, hiqini patatet nga furra dhe spërkatini me pak kripë dhe piper shtesë.
Mos hezitoni të shtoni edhe majdanoz nëse ju ka mbetur apo edhe djathë parmixhano të grirë hollë dhe servirini të ngrohta. /Lajmi.net/